Taylor Swift bën histori si gruaja më e re e pranuar në Sallën e Famës së Këngëtarëve

Në moshën 36 vjeç, ajo u bë gruaja më e re që u pranua në Sallën e Famës së Këngëshkruesve, njohja e dedikuar për kompozitorët më të rëndësishëm në industrinë muzikore amerikane.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Nju Jork dhe u prezantua nga Steven Spielberg, shkruan ANSA.
“Ishte instiktive. Askush nuk më mësoi si ta bëja”, tha Swift në fjalimin e saj për karrierën e saj si kompozitore këngësh, me zërin ende të ngjirur nga ulërimat me gjithë shpirt gjatë dhe pas ndeshjes së 4-t të finaleve të NBA-së midis New York Knicks dhe San Antonio Spurs. Duke mezi mbajtur lotët, ajo më pas falënderoi familjen e saj për sakrificat që bënë për të duke u zhvendosur nga Pennsylvania në Nashville, Tennessee.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?