​Bajrami informoi se janë kryer pagesat prej 170 eurove për pjesën tjetër të punëtorëve

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot informoi se janë kryer pagesat prej 170 eurove për pjesën tjetër të punëtorëve.

“Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutaur edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.”, shkroi Bajrami në facebook.

Po ashtu, në profilin e Bajramit u theksua se stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Nga dje ka nisur ekzekutimi i 170 eurove të Pakos Emergjente për muajt që nuk janë paguar.

Back to top button