Kaloni te përmbajtja kryesore

VV kërkon qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë

 

Lëvizja Vetëvendosje sot informoi se kjo parti po kërkon qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes Nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, parashtroi kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2.”, bëri të ditur VV përmes komunikatës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button