​Betim Halimi zyrtarizohet si portier i Prishtinës

 
Portieri Betim Halimi pas përvojës disa vjeçare në futbollin ndërkombëtar gjegjësisht në atë estonez dhe ukrainas është kthyer tek kampioni aktual i Kosovës Prishtina për 3 vitet e ardhshme, ka njoftuar klubi nga kryeqyteti i Kosovës.
Halimi ka deklaruar se ndihet i privilegjuar që është bashkuar me Prishtinën dhe se pret që të korrë suksese të reja me këtë klub si në futbollin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe përkushtim këto rezultate do të jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenurit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do të jetë i madh pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë ti kem edhe me Prishtinën”, ka thënë Halimi.
“Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare”, ka përfunduar ai.

Back to top button