​Bislimi: Qeveria e përkushtuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, të shoqëruar nga Martina Fava, Koordinatore për Personat e Zhdukur dhe Familjet e tyre në Ballkanin Perëndimor.
Temë qendrore e takimit ishte çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë ku zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi përkushtimin e Qeverisë në prioritizimin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve, vendosjes së drejtësisë dhe urgjencës humanitare në lidhje me këtë çështje.
Duke theksuar se Kosova e ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me forcë edhe në Bruksel, Bislimi e falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen e familjeve të personave të zhdukur me forcë dhe punës së bërë në këtë drejtim./21Media

Back to top button