​Blinken i kërkon Kinës të dënojë agresionin rus në Ukrainë

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Kinës që të dënojë agresionin rus në Ukrainë. Ai e tha këtë pas takimit  me homologun e tij kinez Wang Yi, në ishullin indonezian të Balit.
”Kjo është me të vërtetë koha kur ne të gjithë duhet të ngrihemi, siç kanë bërë njëra pas tjetrës vendet e G20-ës për të dënuar agresionin dhe për të kërkuar, ndër të tjera, që Rusia të lejojë aksesin në ushqimin e bllokuar në Ukrainë”, tha Blinken.
”Ne nuk po shohim asnjë shenjë bashkëpunimi nga Rusia”, deklaroi Blinken.

Back to top button