​Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po e rrit presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se Serbia e ndihmuar nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po e rrit presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.
Në një postim në Facebook Bosch thotë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin vetëm bazuar në ndryshimet e propozuara nga Gjykata Kushtetuese.
“Me ndihmën e Lajçakut, Serbia po e rrit presionin ndaj Kosovës për të vazhduar para me themelimin e Asociacionit. Kosova duhet të jetë e fortë dhe ta implementojë Asociacionin bazuar në vendimin e Gjykatës kushtetuese. Është gjëja e duhur për të bërë në një shtet ku prioritet është sundimi i ligjit. Duhet t’u thuhet kjo gjithë shteteve miqësore”, shkroi Bosch në Facebook./21Media 

Back to top button