Jeton Raka shpalosi prioritetet e tij për Kaçanikun

Kandidati nga radhët e VV-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, Jeton Raka sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV 21 ka shpalosur programin e tij për Kaçanikun.
Ai ka theksuar se meqenëse Lëvizja Vetëvendosje është transparente, me këtë rast do t’i bëjnë publike edhe shpenzimet ditore.
Raka ka shtuar tutje se prioritet do ti kushtohet ujërave të zeza, mbeturinave dhe ndriçimit.

Në garë për kryetar të Kaçanikut janë pesë kandidatë:  KASTRIOT BUSHI garon si kandidat i pavarur, LËVIZJA VETËVENDOSJE! garon me JETON RAKA,  Lidhja Demokratike e Kosovës garon me SHKELQIM JAKUPI, Partia Demokratike e Kosovës me BESIM ILAZI i cili deri tash ka udhëhequr me Kaçanikun në mandatin paraprak dhe SHUKRI LUTA garon si kandidat i pavarur.
Në Kaçanik janë 32 mijë e 647 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./ 21Media

Back to top button