​Bregu i Fildishtë nuk di për humbje në Kupën e Afrikës

 
Bregu i Fildishtë po vazhdon me paraqitje fantastike në Kupën e Afrikës duke mos pësuar edhe më tutje humbje në fazën e grupeve.
Të enjten ata kanë triumfuar ndaj Algjerisë me rezultat 3-1 duke shkuar kështu në kuotën e shtatë pikëve me dy fitore dhe një barazim deri më tani.
Sangare, Frank Kessi dhe Nicolas Pepe realizuan në këtë takim, ndërsa golin e vetëm për Algjerinë e shënoi Bandebka në minutën e 73’.
Bregu i Fildishtë është lider i grupit E me shtatë pikë, kurse Algjeria mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Në po të njëjtin grup sot Ekuatori e ka mposhtur Sierra Leonen me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Ganet në minutën e 38’.

Back to top button