Nis ndërtimi i shkollës në Bllacë, banorët nuk e kanë pritur se ndërtimi do të jetë modular


Banorët e Bllacës nuk e kanë menduar se shkolla do të jetë modulare. Ata kanë pritur që të jetë me tulla ashtu sikur të gjitha shkollat.
“Ne kemi kërkuar që shkolla me u ndërtua me tulla normal si duhet dhe jo këtë të montuar, unë personalisht për veti e kam kundërshtuar”, ka thënë Metali Bardhi, banor.
Banorët kanë thënë se edhe dera e shkollës është në anën e kundërt.
Metali Bardhi banor i fshatit Bllacë ka treguar se puna nuk po bëhet puna siç duhet.
“Po shihet se këtu kurse po e kryejmë një punë edhe asgjë hiq”.
Tenderi për këtë shkollë është bë dy muaj para zgjedhjeve lokale. Për ndërtimin e kësaj shkolle është lavdëruar edhe zv/kryeministri i parë, Artan Grubi. Ai në një konferencë për media ka thënë se shkolla është në përfundim e sipër.
“Tash edhe atje po ndërtojmë, e tejkaluam problemin dhe është në përfundim e sipër edhe shkolla në Bllacë”.
Sipas tenderit, ndërtimi i kësaj shkolle, buxhetit të shtetit i ka kushtuar mbi 6.8 milionë denarë. Në këtë shkollë do të mësojnë afër 50 nxënës, të cilët deri tani tash e sa vjet kanë udhëtuar në Han të Elezit për të vijuar mësimin, raporton TV21./21Media

Back to top button