​Caktohet data, ja kur zgjidhet presidenti i ri i Serie-A

 
Lega Serie A ka njoftuar për një mbledhje urgjente për të hënën më 7 shkurt për të zgjedhur një president të ri pasi Paolo Dal Pino dha dorëheqje të martën pasdite.
Zyrtarisht Dal Pino dha dorëheqjen sepse ai dhe familja e tij po shpërngulen në Kaliforni, por prej muajsh ka pasur një tension të madh në prapaskenë brenda federatës.
20 klubet e Serisë A do të mbajnë një mbledhje të hënën e ardhshme dhe do të përpiqen të zgjedhin një president të ri të Legës.
Nëse ata nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, FIGC (Federata Italiane e Futbollit) e drejtuar nga Gabriele Gravina do të marrë kontrollin dhe do të shtyjë reformat tutje.
Ndër të tjera, Gravina i ka kërkuar Serisë A që të listën nga 20 ekipe në 18 apo edhe 16 ekipe.
Ai ka sugjeruar gjithashtu krijimin e një sistemi play-off për të vendosur Scudetton dhe një play-out për rënien në Serie B.

Back to top button