Numërohen 15% e votave për deputetë, kandidatët më të votuar nëpër parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 15% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.
Të dhënat janë nga 384 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë në total.
Nga Lëvizja Vetëvendosje më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
Tek PDK me më së shumti vota janë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Në listën e LDK më të votuarit janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Ndërkohë, në AAK më të votuarit janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.
Në njoftimin e KQZ’së theksohet se të dhënat e para të publikuara vijnë nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.
Ndërkaq, pasditen e së hënës, aktivitetet kanë filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?