​Challandes për fitoren e sotme: E merituar dhe kolektive

 
Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar sot fitoren e parë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022”, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 Gjeorgjinë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Davit Khocholava, i cili në minutën e 18’ shënon në portën e tij për t’ia dhuruar Kosovës epërsinë, e më pas edhe fitoren.
Me fitoren e sotme, “Dardanët” janë ngjitur në pozitën e tretë në Grupin B, duke lënë prapa kombëtaret si ajo e Greqisë dhe Gjeorgjisë.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës Bernard Challandes foli në një konferencë për media, duke e cilësuar fitoren e sotme si fitore ekipore dhe tejet të merituar.
“Konsideroj se ishte një fitore e merituar. Luftuam të gjithë së bashku. Kjo fitore është fitore e skuadrës. Për mua ishte shumë me rëndësi që të japim një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, tha Challandes.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë si nikoqire e Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” më datën 5 korrik.

Back to top button