​Chelsea mposht Manchester Cityn, ia ndal festën e titullit të kampionit

 

Ka përfunduar në mënyrë dramatike ndeshja në mes Manchester Cityit dhe Chelsea në stadiumin “Etihad”, pasi që Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin, kështu duke arkëtuar tri pikë të reja.

“Blutë” e Londrës si mysafirë kanë mposhtur skuadrën e Pep Guardiolas me rezultat 2:1.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Cityt, që ishte në epërsi përmes golit të Raheem Sterling në minutën e 44’, kurse në pjesë të dytë, Chelsea ishte më agresiv në lojë, ku edhe arriti ta përmbys rezultatin, fillimisht përmes Ziyech që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 63’, dhe në fund të ndeshjes, Marcos Alonso ishte heroi i skuadrës së Tuchel, ku në minutën e 90+2’ shtesë, shënon golin e fitores, kështu duke ia siguruar tre pikë të reja Chelseat.

Në anën tjetër, festa e ngritjes së titullit për Manchester Cityn do të shtyhet deri në xhiron e radhës, ku “Qytetarët” e kishin mundësinë që me rast fitoreje sot të shpalleshin kampion të sezonit 2020/21.

Me tre pikët e reja, “Blutë” e Londrës ngjiten në pozitën e parë në tabelë, me gjithsej 64 pikë, tre më pak se Manchester United që gjendet në pozitën e dytë.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 2:1 në favor të Chelseat.

Back to top button