​Çitaku: Për keqardhje që VV po e refuzon vullnetin e qytetarëve në Prizren

 
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora ​Çitaku, ka thënë se qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar dhe rezultati si i tillë duhet pranuar.
Çitaku ka thënë se është për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve.
“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar se është duke përpiluar ankesa, lidhur me pretendimet se në ditën e mbajtjes së balotazhit, pra më 14 nëntorit, ka pasur presione ndaj votuesve dhe tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në këtë komunë. Sipas VV-së në Prizren është devijuar vullneti qytetar në këtë komunë./21Media

Back to top button