Mbi dy mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

 
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është regjistruar një viktimë me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19./21Media

Back to top button