​City dhe Liverpool-i në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dy skuadrat angleze Manchester City dhe Liverpool-i kanë kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Pep Guardiola-s ka luajtur pa gola në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madrid-i në Spanjë por siguruan kalimin tutje duke iu falënderuar fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 një javë më parë.
Nga ana tjetër, Liverpool-i ka barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen kthyese ndaj Benfikës në “Anfield Road”, por falë fitores me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë ka kaluar në fazën tjetër.

Back to top button