​COVID-19, Portugalia miraton vaksinën “AstraZeneca” për mbi 65-vjeçarët

 

Portugalia ka ndjekur një numër vendesh të tjera evropiane duke miratuar vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca për personat e moshës 65 vjeç e lart, njoftoi Autoriteti Kombëtar Shëndetësor.

“Ky vendim merr parasysh të dhënat e botuara ditët e fundit, që tregojnë se vaksina AstraZeneca/Oxford është efikas për personat mbi moshën 65-vjeç”, tha autoriteti në një deklaratë.

Vaksina u miratua fillimisht për të gjithë personat mbi 18 vjeç, por “mundësisht” deri nën moshën 65-vjeç.

Qeveria synon të vaksinojë 70 për qind të popullsisë deri në verë. Në bllokim që nga mesi i janarit, Portugalia ka regjistruar një rënie të mprehtë në numrin e infektimeve të reja, pas një kulmi prej gati 16.500 rastesh në ditë më 28 janar.

Back to top button