​DASH: Vaksinat e dhuruara do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas donacionit prej më shumë se 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.
Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.

“Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar 503 mijë e 100 doza shtesë të vaksinës Pfizer për Kosovën. Duke përfshirë pjesën e parë të 20 gushtit, SHBA ka dorëzuar mbi 538 mijë e 200 doza për Kosovën.
Ndryshe, Kosova po përballet me shifra të larta të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit 28 persona kanë vdekur, ndërkaq janë regjistruar 489 raste me COVID-19.
Back to top button