Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit

 

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte ka informuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës.

Ai përmes një postimi është shprehur se do të heqë dorë nga mandati për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, si dhe për të pasur mundësi kohore që të jetë më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë.

“Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit. Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ai ka uruar suksese për fituesin e zgjedhjeve dhe ka shkruar se do të jenë shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur në vjeshtë./21Media

Back to top button