​Demaliaj e pyet Kurtin: Kush je ti? Merr përgjigjen nga Basha

“Kush je ti, Albin Kurti, kush je ti?”

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti se kush është ai, pasi sipas tij vazhdimisht është duke ndryshuar qëndrime.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksen 100 për qind ndaj Serbisë, Demaliaj i kundërshtoi pretendimet për largim të saj.

“Kush je ti, Albin Kurti, kush je ti? E dina që ke qenë student, por kush je ti tash? E dina që ke qenë në lëvizje i dina kundërshtimet, por kush je ti tash?”, tha ai.

Kësaj iu kundërpërgjigj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Albin Kurti është kryeministër i Republikës, ti duhesh me u krenua me të”, tha ai.

Back to top button