Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dështon mbledhja e Kryesisë, Kuvend të hënën me seancë plenare

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Megjithatë është vendosur që të hënën e ardhshme të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga e kaluara.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se projektligji për Trustin nuk do të shqyrtohet këtë javë në seancë, por ka theksuar nevojën e miratimit të tij, pavarësisht kundërshtimit nga FMN-ja.
“Po të dëgjonim FMN-në nuk do të rriteshin pagat dhe as bëheshin autostradat”, ka thënë ai.
Tahiri është shprehur kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti edhe për mungesën e raportimit në Kuvend për dialogun.
Këtyre kritikave iu është përgjigjur deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.
“Kryeministri Kurti është shumë transparentë, mirëpo kërkesën për debat në emër të opozitës nuk mund ta bëjmë”, ka thënë Rrustemi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button