​Disa lagje të Fushë Kosovës mbesin pa ujë

Disa lagje të Fushë Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes kanë mbetur pa ujë, përshkak të dëmtimit të linjës DN 200mm AC.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se uji është ndërprerë për lagjen Bresje, Uglar dhe rrugën “Nënë Tereza”.
“Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren intensivisht me sanimin e defektit. Furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit, me çrast ekipet po punojnë me kapacitete të plota për punë që defekti të eliminohet sa më shpejt. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit./21Media

Back to top button