​Drita-Feyenoord, gjilanasit synojnë befasinë

Sot, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes FC Dritës dhe Feyenoordit, e vlefshme kjo për raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League.
Drita rikthehet në këtë ndeshje nga dy fitoret në raundin e parë kundër FC Decic, respektivisht njërën ndeshje si vendase e fitoi me rezultat 2:1, e po ashtu në ndeshjen e kthimit regjistroi fitore minimale 1:0, për të siguruar kualifikimin tutje.
Në anën tjetër, gjiganti holandez Feyenoord raundin e parë të kësaj gare e kaloi pa ndeshje, kurse tani do të zhvillojë ndeshjen e parë si mysafirë kundër Dritës.
Fituesi brenda dy ndeshjeve, respektivisht në ndeshjen e sotme dhe të kthimit, do të përballet me Luzernin në raundin e tretë të UEFA Conference League.
Në ndeshjen e sotme, tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të jenë me kapacitet deri në 30%, kështu rreth 3 mijë e 500 tifozë do të jenë të pranishëm për ta ndjekur ndeshjen mes Dritës e Feyenoordit.
 

Back to top button