Kaloni te përmbajtja kryesore

​Drita shënon fitore kundër Decic, siguron kualifikimin tutje

 
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Podgorica City”, ku brenda 90’ minutave lojë, Drita ka siguruar fitore minimale kundër Decic.
Skuadra nga Gjilani Drita ka siguruar fitore minimale prej 1:0 në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës së Decic si mysafire, ku golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Ardian Cuculi në minutën e 84’.
Përmes një asistimi të sulmuesit 33 vjeçar Astrit Fazliu, mbrojtësi Cuculi arriti që ta zhbllokoj rezultatin në minutën e 84’, ku edhe ishte goli i fundit i kësaj ndeshje.
Drita siguron kualifikimin për në raundin e dytë të UEFA Conference League me dy fitore kundër Decic, njërën si vendase me rezultat 2:1, dhe sot si mysafire në Podgoricë me rezultat minimal 1:0.
Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:1 në favor të Dritës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button