Përfundon ëndrra për Llapin, kualifikohet Shkupi

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Llapit dhe Shkupit, ku brenda 90’ minutave lojë të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë nga një gol.
Skuadra llapjane dhe ajo maqedonase nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një barazim në stadiumin “Fadil Vokrri”, respektivisht rezultati përfundimtar i ndeshjes është 1:1.
Fillimisht, ishte Shkupi, ai që e ka zhbllokuar rezultatin i pari përmes mesfushorit Ali Adem, i cili ka shënuar për 1:0, në minutën e 78’.
Golin e barazimit në këtë ndeshje e ka shënuar mesfushori 20 vjeçar Drilon Fazliu, në minutën e 84’.
Brenda dy ndeshjeve, rezultati i përgjithshëm është 3:1 në favor të Shkupit, i cili e ka siguruar kualifikimin tutje për në UEFA Conference League.

Back to top button