Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri
Dy viktima dhe 233 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk kanë mundur t’i mbijetojnë Covid-19, një qytetar 66-vjeçar nga Tirana dhe një qytetar tjetër 81-vjeç nga Durrësi.
Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 78 raste, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.
Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë./oranews