Vetaksident në Gjilan, shoferi dërgohet në Spital

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se viktima ka marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit.
“Sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje fshatit Pogragjë një person i gjinis mashkull shtetas i Kosovës duke drejtuar Kamionin e tij shkakton vetaksident. Ndihma e shpejtë me personin e vetaksidentuar në kto momente është në drejtim të emergjencës – Spital Regjional Gjilan”, ka thënë Hashani për rtv21.tv
Njësitet e trafikut janë në vendin e ngjarjes duke i zhvilluar hetimet./21Media
 

Back to top button