​E konfirmon edhe Danimarka, ja gjendja e Eriksen

 
Pas kolapsit në fushë, Eriksen mori ndihmën e CPR dhe është dërguar në spital.
Është konfirmuar edhe nga Kombëtarja e Danimarkës që ylli i tyre Christian Eriksen tanimë është në gjendje më të mirë shëndetësore, pas kolapsimit që e pësoi në fushë në ndeshjen kundër Finlandës.
Përmes faqes zyrtare të Kombëtares së Danimarkës, është konfirmuar që lojtari është zgjuar dhe do të ketë ekzaminime të tjera mjekësore.
“Christian Eriksen është ZGJUAR dhe është duke hyrë në ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore në spitalin Rigshospitalet”, shkruante në faqen zyrtare të Kombëtares së Danimarkës.

Back to top button