​Efekti Covid-19, të hyrat në Doganën e Kosovës bien për 5%

Nga 1 prilli në Kosovë nga Serbia janë importuar rreth 10 milionë euro produkte

Të hyrat në Doganën e Kosovës kanë shënuar rënie rreth 5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tek kjo rënie ka ndikuar edhe përhapja e pandemisë COVID19 në Kosovë dhe si pasojë e kësaj rënie ka shënuar importi i produkteve për 6.8 për qind dhe po ashtu edhe eksporti ka shënuar rënie edhe pse ende shifrat nuk dihen.

Ndërsa, me hyrjen në fuqi të masave të reciprocitetit nga data 1 prill i këtij viti në Kosovë nga Serbia janë importuar rreth 10 milionë euro produkte. Kështu ka bërë të ditur për kp zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci i cili tha se përhapja e koronavirusit ka afektuar edhe në të hyrat e këtij institucioni.

“Për momentin që flasim fatkeqësisht jemi pak prapa me planin dhe me vitin e kaluar duhet të tregojmë drejtë nëse në vitin 2019 deri në gjysmën e muajit prill kemi pasur 294 milionë euro, në vitin 2020 për momentin që po flasim kemi 270 milionë euro pra ka një ulje rreth 5 për qind të të hyrat e vitit paraprak. Por nuk besojmë që do zgjas kjo pandemi për një kohë të gjatë që të afektohen në mënyrë drastike të hyra ne besojmë që shumë shpejt kur ulet niveli i pandemisë shumë shpejt tregtia dhe qarkullimi i mallrave do filloj normalisht”, theksoi ai.

Stavileci thotë se për shkak të pandemisë dhe masave të ndërmarra karshi saj është ulur importi për 6.8 për qind, apo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar deri tani kanë hyrë në Kosovë 850 milionë euro produkte, ndërsa po në këtë periudhë të vitit të kaluar janë importuar 912 milionë euro produkte.

“Sa i përket importit ne e kemi pas fillimin e vitit shumë stabil nga aspekti i importit dhe eksportit të produkteve normalisht edhe të mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës , por dihet që muaji i fundit për shkak të pandemisë dhe masave të cilat janë ndërmarrë jo vetëm në Kosovë për në gjithë botën e kanë afektuar edhe tregtinë, normalisht edhe konsumimin. Dhe në momentin kur është ndikuar konsumi ne kemi parë një ulje të importit në aspektin e vlerës, por edhe në aspektin sasior. Mund të them se në aspektin e vlerës nëse në tre muajt e parë të vitit të kaluar kemi pasur 912 milionë euro produkte të importuara, këta tre muaj tregojnë ulje për 6.8 për qind më pak ose 850 milionë jemi për momentin…Si sasi kemi rënie të sasisë për 4 për qind ndërsa në aspektin e vlerës kemi rreth 6.8 për qind..02’02 Mund të themi se edhe eksportit e ka pësuar të njëjtën shkallë si importi dhe është dëmtuar mjaftë për shkak se nuk kemi pasur mjaftë eksporte drejt vendeve të ndryshme”, tha ai.

Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës thotë se dominon importi i produkteve ushqimore dhe farmaceutike.

“Dy muajt e parë të fillim vitit kanë qenë të muajit të zakonshëm kur të gjitha produktet janë importuar, por në muajin e fundit dominon importit i produkteve ushqimore pra industria e ushqimore prinë në të gjitha aspektet duke filluar nga gruri, mielli e produkte të tjera, derisa kemi edhe importe të produkteve farmaceotike”, theksoi Stavileci.

Stavileci ka thënë se si Doganë kanë ndërmarrë të gjitha masat me qëllim që mos të infektohen zyrtarët doganor, por njoftoi se tashmë një udhëheqës i pikës doganore në Vërmicë është i infektuar me COVID19, dhe gjendja e tij siç tha ai është e rëndë.

Stavileci njoftoi se kontrollet mjekësore në pikat kufitare janë duke vazhduar ndonëse nuk lejohet kalimi kufitarëve i udhëtarëve.

“Dogana e Kosovës që nga fillimi i pandemisë e kemi bërë fillimisht mbrojtjen e stafit tonë pasi që oficerët doganorë brenda një dite duhet të takojnë shumë palë dhe shumë njerëz dhe të kenë punë realisht me rreth 600 maune të cilat hynë dhe dalin në të gjitha pikat kufitare. Për këtë arsye ne menjëherë kemi filluar që tu dërgojmë pajisje dezinfektuese dhe po ashtu edhe pajisje mbrojtëse për stafin tonë. Por fatkeqësisht duhet tu them se një prej stafit tonë është në gjendje mjaftë të rëndë shëndetësore i cili ka qenë udhëheqës i pikës doganore në Vërmicë dhe tani është i shtrirë në QKUK…Deri tani testet iu kanë bërë stafit tonë vetëm në pikën kufitare ku ka punuar zyrtari i cili tani ka rezultuar pozitiv me coron , anëtarëve e ndërrimeve aty janë testuar fatmirësisht ata kanë dal negativ që është një lajm i mirë sido çoftë deri tani nuk kemi raporte që ndonjë pjesëtarë i stafit tonë është i infektuar”, deklaroi zëdhënësi i Doganës së Kosovës.

Qeveria në detyrë e Kosovës nga 1 prilli ka hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe ka vendosur masën e reciprocitetit. E brenda këtyre 20 ditëve në Kosovë nga Serbia janë importuar rreth 10 milionë euro produkte, ndërsa nga Bosnja e Hercegovina janë importuar 700 mijë euro produkte.

Kryesisht nga Serbia është janë importuar mallra ushqimore dhe industri kimike.

“Që nga data 1 prill kur e kemi filluar me zbatuar ditët e para ka pasur një rritje të importit nga Serbia, por tani për momentin që flasim nuk kemi rritje drastike të importit. Nëse mund të marrim këtë periudhën nga data 1 deri më datën 20, pra 20 ditë ne kemi pasur import nga Serbia rreth 10 milionë euro produkte të Serbisë, derisa me Bosnjën është hequr taksa dhe nuk aplikohet reciprociteti, kemi pasur rreth 700 mijë euro produkte që kanë filluar të vinë nga Bosnja…Deri tani nuk kemi hasur tek ndonjë problematik, të gjitha dërgesat që kanë ardhur iu kanë referuar Kosovës me shkurtesat të njohura ndërkombëtarisht të Kosovës si në marrëveshjen e MSA-së dhe marrëveshjen e CEFTA-së”, theksoi ai.

Ndryshe, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID19, qeveria në detyrë e Kosovës ka marr vendim që të ndalojë qarkullimin e udhëtarëve në pikat doganore, pikat në të cilat lejon qarkullimi vetëm i maunave me mallra.

Back to top button