A e sheh VV Osmanin kundërshtare të fortë, Dugolli: S’na frikëson askush

Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh si rrezik për zgjedhje ish-bashkëpunëtoren e saj Vjosa Osmani e cila pritet të bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit.
I pyetur nga RTV21 nëse Osmanin e shohin si kundërshtare të fortë, anëtari i VV-së Enver Dugolli tha se nuk i frikësohen askujt duke shtuar se nuk beson që kalimi i Osmanit në LDK zvogëlon mbështetjen elektorale për VV-në.
“Ne e kemi qytetari atë që duam ta kemi pranë dhe nuk na frikëson askush, zonja Osmani po kthehet aty ku ja mbyllën dyert edhe ku LVV e Albin Kurti ia dhanë mundësinë, pra nuk e di çka ka ndryshu nga ajo kohë kur e larguan e nuk deshën të dëgjojnë fare për zërin e saj nuk e di çka ndryshu ajo më së miri e di për veti, por unë besoj se nuk do të ketë aleat më të sinqertë se Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin.”, u shpreh Dugolli për RTV21./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?