​Enrique: Do të doja që Guardiola të ishte pasuesi im te Spanja

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur për ekipin kombëtar spanjoll për herë të parë pas Kampionatit Evropian ”Euro 2020” dhe ndër të tjera është pyetur edhe rreth asaj se kush mund të jetë pasuesi i tij në stolin e trajnerit të Spanjës.
I pyetur se çfarë mendon për Pep Guardiolan si pasues të tij, Enrique ka deklaruar se kjo do të ishte dëshira më e madhe e tij, duke e konsideruar Guardiolan si trajnerin më të mirë që do të mund ta kishte Spanja.
“Do të doja që Guardiola ta drejtonte Spanjën. Kjo do të ishte dëshira ime dhe do mendoj se do të ishte diçka perfekte. Nuk mendoj se Spanja do të kishte trajner më të mirë.”, ka thënë Luis Enrique.
Trajneri i Manchester Cityt ka bërë të ditur se pas përfundimit të kontratës me klubin anglez do të kërkojë ta drejtojë një ekip kombëtar duke mos përmendur ndonjë emër të caktuar.
Ndryshe, Spanja do të përballet me Kosovën më 8 shtator në Prishtinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Back to top button