Sarah Harding humb luftën me sëmundjen e kancerit

Këngëtarja e “Girls Aloud”, Sarah Harding ka vdekur në moshën 39 vjeçare pas një përballjeje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Lajmin për vdekjen e të ndjerës e bëri të ditur nëna e saj.
“Me zemër të thyer po ndaj me ju lajmin se vajza ime e bukur, Sarah ka ndërruar jetë”, ka shkruar nëna e Harding.
Harding kishte bërë të ditur se në gusht të vitit 2020 u diagnostifikua me këtë sëmundje.
Nicola Roberts dhe Nadine Coyle përkujtuan miken e tyre duke shpërndarë një foto të përbashkët të tyre.
“Nuk mund ta pranoj se kjo ditë erdhi. Zemra ime ka dhimbje të madhe. Një pjesë e imja, e jona nuk është më dhe është dhimbje e paimagjinueshme”, shkroi Roberts.
“Jam shumë e dëshpëruar. Nuk mund t’i gjej fjalët për të përshkruar si po ndjehem”, shkroi Coyle./21Media

Back to top button