​Enrique para ndeshjes me Zvicrën: Kemi mbrojtjen më të mirë

 
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së ardhshme të Kampionatit Evropian kundër Zvicrës.
Në fillim të konferencës, trajneri u pyet në lidhje me gabimin e Unai Simón që solli golin e parë të Kroacisë në ndeshjen e raundit të 1/16.
“Ajo që ka rëndësi nuk është gabimi, është ajo që ju bëni pas gabimit. Dhe kjo është ajo që bëri Unai Simón. Në futboll, memoria e peshkut funksionon. Unë bëj dallime të gabimeve momentale dhe atyre konceptuale. Unai bëri shumë punë të mirë pas atin lëshimi”, Enrique.
Më tutje, Enrique lavdëroi mbrojtjen e Spanjës të cilën e vlerësoi si ndër më të mirat.
“Ne jemi një nga ekipet më të mira në mbrojtje. Qëndrimi i ekipit është shumë i mirë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ne menaxhojmë 10 minutat e mbrojtjes në mbrojtje”.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Spanjës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Back to top button