Agon Bytyqi emërohet zëvendësdrejtor në AKI

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Bytyqi ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar në vitin 2012.
Një pjesë të studimeve, Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ndryshe, Bytyqi është caktuar në këtë pozitë një ditë pas shkarkimit të zëvendësdrejtores së AKI-së, Vlora Hyseni./21Media

 

Back to top button