​FHK ka shpallur më të mirët e vitit 2021

 
Federata e Hendbollit e Kosovës(FHK) ka shpallur sot më të mirët e vitit 2021.
Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” është mbajtur në Prishtinë, duke respektuar masat në fuqi. Fillimisht presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ka mbajtur një fjalim rasti, në të cilin ka folur për të arriturat e FHK-së gjatë vitit të kaluar. Viti 2021 është vlerësuar i suksesshëm për hendbollin kosovar, përkundër sfidave që ka paraqitur pandemia.
Hendbollistët më të mirë të vitit 2021 janë shpallur Egzon Gjuka dhe Burneta Rama. Përzgjedhja është bërë me votat e trajnerëve të skuadrave të Superligës.
Gjuka me Besa Famgas ka fituar të gjithë trofetë në hendbollin kosovar, ndërsa është paraqitur me plot sukses edhe në Kupën Evropiane. Qendra pejane ishte pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Kosovës që  kishte një vit të suksesshëm.
Burneta Rama me Vushtrrinë e ka fituar titullin e kampionit. Rama për kohë të gjatë është lidere e Vushtrrisë, që vazhdimisht është prej skuadrave kryesore në vend.
Kapiteni Valon Dedaj është shpallur hendbollisti më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2021. Hendbollistja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për herën e dytë rresht u shpall Marigona Hajdari.
Shtatëshen më të mirë të hendbollistët e përbëjnë: Mursel Mehmeti (Besa Famgas – portier), Lulzim Shabani (Prishtina – alo e majtë), Festim Mustafa (Kastrioti – fundor i majtë), Egzon Gjuka (Besa Famgas – qendër), Kastriot Jupa (Besa Famgas – lojtar i vijës), Arbios Mushkolaj (Besa Famgas – fundor i djathtë), Drilon Tahirukaj (Besa Famgas/Deçani – alo e djathtë). Rron Ramadani i Prishtinës është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Festim Mustafa me 250 gola është golashënuesi më i mirë i vitit 2021.
Besa Famgas është klubi më i suksesshëm për vitin 2021, ndërsa i takoi mirënjohje edhe për suksesin e arritur në Kupën Evropiane.
Te hendbollistet shtatëshen më të mirë të Superligës e përbëjnë: Njomza Kelmendi (Vushtrria – portiere), Albina Rugova (Istogu – alo e majtë), Burneta Rama (Vushtrria – fundore e majtë), Pranvera Ferataj (Istogu – qendër), Shqipe Tahiri (Vushtrria – lojtare e vijës), Albulena Kelmendi (Ferizaj – fundore e djathtë), Mimoza Sefedini (Ferizaj – alo e djathtë).
Alma Nivokazi e Prishtinës është shpallur hendbollistja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Argoneta Goqi e Shqiponjës me 290 gola është golashënuesja më e mirë.
KHF Vushtrria është shpallur klubi më i suksesshëm i vitit te hendbollistet.
KH Vëllaznimi u shpall klubi më i suksesshëm i vitit te juniorët, KH Prishtina te kadetët, ndërsa Besa Famgas te pionierët. KHF Istogu është klubi më i mirë te kadetet, ndërsa KHF Vëllaznimi te pionieret.

Çmimet e tjera:

Post Mortum
Shani Brahushi
Valmir Meholli
Ylber Zaskoku
Bedri Hajzeraj
Fahri Buçinca
Mirënjohje për kontributin e dhënë në informim
SHGSK, RTV 21, KTV, Klan Kosova, Radio Kosova, Kemajl Goca (Bota Sot), ATV, RTK, RTV Dukagjini, Kanal 10.
Mirënjohje për avancimin e hendbollit dhe bashkëpunimin me FHK-në
MKRS (Departamenti i Sportit), Komiteti Olimpik i Kosovës, Neptun, Gorenje, KEP, Illyria, Hotel International
Mirënjohje për Vepër Jetësore
Xhemail Kasumi
Haki Baftiu
Ahmet Baliqi
Zijavere Salihu – Loshi
Ahmet Hysenaj
Hendbollistet më të mira (kadetet):
Selvije Mollakadrija (Vëllaznimi)
Bora Zejnullahu (Vëllaznimi)
Doresa Rugova (Istogu)
Arona Krasniqi (Prishtina)
Agnesa Hysa (Vushtrria)
Mirjeta Dinolli (Ferizaj)
Arjeta Imeri (Jusuf Gërvalla)
Hendbollistët më të mirë (kadetët)
Olsi Muja (Besa Famgas)
Gent Bajrami (Deçani)
Luigj Kolaj (Vëllaznimi)
Elion Goqi (Zhegra)
Agon Bytyqi (Kastrioti)
Lum Xhemaili (Prishtina)
Granit Kadiri (Rahoveci)
Punëtor Sportiv
Afrim Deliu (Rahoveci)
Muhamet Selmani (Llapi)
Besim Shala (Trepça)
Mirënjohje për përfaqësim në arenën ndërkombëtare:
Fahredin Hashani
Arsim Vitaku – Erdoan Vitaku
Ilir Bytyqi – Syart  Kasapi
Besfort Jahja – Sherif Xhema
Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi
Gjyqtarët më të suksesshëm të vitit 2021
Genc Bujupi – Getoar Bujupi
Trajneri më i suksesshëm i vitit 2021
Arben Muqolli (Besa Famgas)./21Media

Back to top button