​Finlanda dhe Suedia së shpejti mund të anëtarësohen në NATO

Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s,  lëvizje që ka të ngjarë të zemërojnë Moskën dhe që zyrtarët thonë se do të nënvizonin më tej  gabimin strategjik të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë.
Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së thanë se çështja doli në takimin e jashtëm të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.
Zyrtarët thanë se diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i presidentit rus, Vladimir Putin ka shërbyer vetëm për të rigjallëruar dhe bashkuar aleancën e NATO-s pikërisht e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës./21Media

Back to top button