​Formacionet zyrtare Real Madrid-Eintracht Frankfurt

Real Madridi si fitues i Ligës së Kampionëve nga sezoni i kaluar dhe Eintracht Frankfurti si fitues i Ligës së Evropës do të ballafaqohen sonte për trofeun e Superkupës së Evropës.
Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin “Helsinki Olympic Stadium”.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti ka në dispozicion të gjithë lojtarët për këtë ballafaqim, ndërsa skuadra gjermane do të ketë mungesa si Jerome Onguene dhe Aurelio Buta të lënduar.
Tashmë të dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato janë:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Fede Valverde, Benzema, Vinicius.
Eintracht Frankfurt: Trapp; Touré, Tuta, N’Dicka; Knauff, Sow, Rode, Lenz; Kamada, Lindstrom; Santos Borre.

Back to top button