​Furnizimi me produkte të rezervave shtetërore, Qeveria përjashton nga procedurat e prokurimit

 
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.
Në komunikatën e Qeverisë thuhet se gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me programin për rezervat shtetërore.
“Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, thuhet në komunikatën nga zyra e kryeministrit./21Media

Back to top button