​Gazetarja ukrainase: Dhimbja e vendit tim ndihet në zemrat e popullit të Kosovës

Gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë, Lyudmila Makey, në një konferencë për media ka kujtuar momentin e fillimit të bombardimeve nga Rusia në shtetin e saj.
Makey ka thënë se e kujton shumë mirë ditën e 24 shkurtit 2022 kur u zgjua nga zhurma e aeroplanëve që fluturonin mbi ndërtesat e tyre.
Tutje, ajo ka treguar se momenti më i vështirë për të ishte kur kuptoi se Rusia kishte bombarduar Kievin, qytet në të cilin ajo kishte vajzën e saj.
Gazetarja ka theksuar se sapo ka zbritur nga avioni ka ndjerë sinqeritetin dhe mikpritjen e njerëzve këtu.
Makey ka thënë po ashtu se i ka bërë përshtypje se si “dhimbja e vendit tim ndihet në zemrat e popullit të Kosovës, ajo godet deri në lot”.

Lyudmila Makey ka ardhur dje në Kosovë, si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”. Ajo është detyruar të largohet Ukraina për shkak të luftës. Makey është vendosur në Prishtinë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të përkujdeset që ajo të vazhdojë punën nga Kosova./21Media
Back to top button