​Gjermania lehtëson rregullat e karantinës pas përhapjes së Omicron

Gjermania po planifikon lehtësimin e rregullave të karantinës pas një marrëveshjeje të qeverisë federale dhe atë shtetërore.
Sipas mediave të huaja ky vendim është nxitur nga përhapja e variantit të ri Omicron, i cili pritet të shkaktojë një rritje të rasteve të koronavirusit, duke paraqitur kërcënime operacionale për infrastrukturën kryesore.
Rregullat e reja janë: Personat do të duhet të karantinohen për vetëm 10 ditë, me mundësinë e daljes nga dita e shtatë nëse rezultojnë negativ. Aktualisht, karantina zgjat deri në 14 ditë në varësi të një sërë faktorësh. Personat që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar do të përjashtohen nga karantina nëse së fundmi kanë kryer dozën e dytë ose të tretë të vaksinës./21Media

Back to top button