Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjini me porosi për diasporën: Mos e votoni Albin Kurtin se jeni tu na marrë në qafë

(Lajm i përditësuar)

Gjin me porosi për diasporën: Mos e votoni Albin Kurtin se jeni tu na marrë në qafë

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 dha një porosi për diasporën.

“Vëllezër e motra të diasporës, votoni se Kosova është edhe e juaja sa është edhe e jona, por mos e votoni Albin Kurtin se jeni tu na marrë në qafë. Ndërroni mendje se nuk është Albin Kurti politikani më i mirë në Kosovë, nuk është më i mençmi, nuk është Albin Kurti ai që e don Kosovën më shumë se askush tjetër e as më shumë se ju. Ju e doni Kosovën, hajdeni votoni, por mendoni para se me votu, mos votoni si tifozët e Barcelonës e Realit se ju ka tek ky, por votoni për hir të Kosovës.”

“Kosova vend ku prodhohet konflikt”, Gjini akuzon Kurtin se ia shkatërroi ëndrrat Kosovës

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 akuzoi Albin Kurtin se po e rrënon të ardhmen e Kosovës.

“Është duke i kthyer qytetarët e Kosovës me mendu sot për nesër… Kosova duhet me e kthy ëndrrën e vet, na e kem pas një ëndërr, kem ditë çka po duam, kemi kalu nëpër ’80, ’90, kemi kalu luftën, pavarësinë… nëse prishet ëndrra prishet solidariteti, rritet ekstremizmi. Albin Kurti sot është fajtori kryesor se sot Kosova është antiëndërr”, tha ai.

Përmendi se Kurti erdhi në pushtet duke thënë se do “t’i fusë hajnat në burg”, duke shtuar se një gjë të tillë duhet ta bënte duke filluar nga vetja.

“Kosova sot është vend ku prodhohet konflikt”, tha ai.

Gjini: Kurti nuk i percepton rreziqet që mund t’i vijnë Kosovës

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk po i sheh rreziqet që po i vijnë Kosovës.

“Gjithë janë tu i pa rreziqet, por një pjesë e madhe nuk besojnë që janë këto rreziqe. Shpresa ime e madhe është se ne si shoqëri kemi me u mësu me i pa ma herët problemet që po na vijnë edhe me i evitu, jo me u ballafaqu me to kur të vijnë në realitet”, u shpreh ai.

“Bindja ime është se në Kosovë jo të gjithë janë duke i perceptuar njëjtë rreziqet që mund t’i vijnë Kosovës. Kurti jo se jo. Nëse i kish perceptu qysh i perceptojmë na, kish me insistu me bashkëpunu me opozitën me gjet zgjidhje për presidentin. Ky nuk i percepton ato rreziqe, fikative i ka me Serbinë për me i tut njerëzit”, tha ai.

Gjini e quan qesharak Kurtin: Është problemi i Kosovës

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e Albin Kurtit në Kuvend, i cili tha për ish opozitën se do “të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë”.

Gjini tha se Kurti është vet qesharak në këtë deklaratë.

“Kushdo që e sheh e kupton kush është qesharak, sepse flet kot, i flet vetëm grupit të vet parlamentar në Kuvendin e Kosovës, provon natën me shkel Kushtetutën, provon me u nxjerrë diqysh, sepse populli ka qenë i shqetësuar çka ka provu me bo ky edhe njerëzit e vet kanë qenë të shokuar, absolutisht kanë qenë të shokuar, komunikojmë na nuk kanë ditë çka me bo. Kur e sheh që ka pësu debakel del në foltore i flet vetvetes, ky është problem i Kosovës”, tha Gjini.

Gjini: Kurtit i ka ardh koha me shku në shpi

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministrit aktual Albin Kurti i ka ardhur koha të largohet nga ky post.

“Qytetarët e Kosovës janë tu e pa. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që nuk është tu e pa që është gabim kjo qasje”, u shpreh ai.

Kur u pyet nëse Kurti mund t’i sigurojë 80 vota në Kuvend, Gjini tha:

“Për këtë i ka ardhur koha me shku në shtëpi, çfarë 80 vota.”

Gjini: Nuk ka me bo çka don Albin Kurti, nuk guxon

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se Albin Kurti nuk po dëshiron që t’i bëjë 80 vota për zgjedhjen e Presidentit.

Ai përmendi Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin, për të cilët tha se kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë pasi që nuk ka munguar vullneti.

“Po ky nuk po do me i bo 80 vota, ky po don krejt tjerët me i pas përfaqësues me i thonë bon çka duash. Nuk ka me bo çka don Albin Kurti, nuk mundet me bo çka don se nuk guxon kërkush me bo çka don me u bo despot”, tha ai.

Gjini për Kurtin: Ka problem në të kuptuarit e demokracisë, po rrëshqet në totalitarizëm

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21, duke komentuar deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova mund të hyjë në cikël zgjedhor, Gjini tha se Kurti ka problem në të kuptuarit e demokracisë.

“Esenca e demokracisë është që qytetarët të përfaqësohen nga të zgjedhurit e vet, ata të zgjedhur mund të jenë të ndarë në parti politike. Nëse një i zgjedhur i popullit në një moment të caktuar i ka fitu 50% të votave thotë se ose bëhet qysh po them unë ose hiç, është problem, atëherë kemi rrëshqitje në sistem tjetër … është totalitarizëm total”, tha ai.

Gjini ia numëron dështimet Kurtit: Fyerje me i nda 100 euro disa ditë para zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 ia numëroi dështimet që sipas tij ka bërë Kurti.

“Ka dështuar në rritje ekonomike, ka dështuar në rritje permanente të pagave që mos me pas nevojë me i nda nga 100 euro para zgjedhjeve, ka dështuar në rritje të vendeve të punës, në infrastrukturë, në shëndetësi, arsim, marrëdhënie ndërkombëtare. Kur dështon në gjithçka, kur vijnë zgjedhjet qaherë me ua nda do pare, ama unë ka me ju thënë qytetarëve: e meritoni shumë më shumë. Në çfarëdo vendi demokratik është fyerje serioze kur dikush t’i qet 100 euro disa ditë para zgjedhjeve”, tha ai.

Gjini i bindur: Po hyjmë në garë për me fitu

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se në zgjedhjet e 7 qershorit po hyjnë në garë për fitore.

“Ne po ndërtojmë konceptin me nxjerrë Kosovën prej krizës, nëse qytetarët kanë me na besu ju premtoj që kanë me marrë diçka që nuk e kanë parë kurrë. Unë e di qysh me bo këtë punë në nivele tjera, e kam vërtetu.”

Ai tha se do të jetë kryetar i Gjakovës “derisa Aleanca t’i fitojë zgjedhjet”.

“Nuk jemi tu hy në garë për me dalë të dytët e të tretët, por jemi duke hy në garë për me fitu”, u shpreh ai.

Gjini shtoi se në këto zgjedhje janë partia e vetme që po hyn me ndryshime në këtë proces zgjedhor.

Gjini zbulon planin si do ta drejtojë AAK-në

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se në vijat strategjike, në bindjet ideologjike nuk do të ketë ndryshim asnjë presje.

“Ato që kemi ndërtu bashkë me Ramush Haradinajn që kanë të bëjnë me mënyrat e zhvillimit ekonomik, me sovranitetin posaçërisht me sigurinë dhe aleancat tona me orientimin properëndimor nuk do të ketë ndryshim, nuk ia heq asnjë presje”, tha ai.

Megjithatë, Gjini tha se mund të ketë ndryshim në metodë të punës.

Gjini: Haradinaj shumë moti ka mendu mos me garu për kryetar të AAK-së

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 zbuloi se ka qenë mendim i kahershëm i kryetarit aktual Ramush Haradinaj të mos garojë më për këtë post.

“Ka qenë mendim i tij i kahershëm, shumë kush prej nesh kanë pas hezitime”, tha ai.

Gjini thotë se Ramush Haradinaj parashihet të jetë Kryetar Nderi i AAK-së

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ardian Gjini, në emisionin “Click” në RTV21, tha se ky subjekt politik ka plan që Ramush Haradinaj ta shpallë kryetar nderi.

“Ka dakordancë të plotë në Aleancë që me statut të krijohet pozicioni i kryetarit të nderit të Aleancës, i cili do të jetë pozicioni i vetëm, domethënë Aleanca nuk mund të ketë më shumë se një kryetar nderi”, tha ai.

Gjini shtoi se Haradinaj do të jetë në listën zgjedhore të AAK-së.

Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmohem si kryetar i AAK-së

Kandidati për kryeministër i AAK Aridian Gjini në emsionin “Click” tha se deri me tani është kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së.

“Gjasat janë reale, po me vjen keq me thanë ashtu por jam kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të partisë, mund të ketë kandidatura tjera nëse ka krejt në rregull është…me 24 do të konfirmohëm si kryetar i Aleancës”, konfirmoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button