​Gjiganti turk dëshiron yllin e PSG-së

Në ditët e fundit të afatit kalimtar, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, është duke i dhënë dorën e fundit skuadrës së parë.
Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi padyshim që nuk i përshtatet vizionit të tij dhe trajnerit të ri Christophe Galtier, me të cilin punoi me sukses në Lille.
29-vjeçari, i cili dikur konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë në Evropë tek Interi, nuk ka luajtur ende për PSG-në këtë sezon dhe ka shënuar vetëm një herë. Icardi është qartazi në derën e daljes dhe gazeta franceze L’Equipe shkruan se skenari më i sigurt është huazimi te Galatasaray.
Gjigantët e Stambollit janë në një krizë shënimesh dhe kanë përfunduar në vendin e 13-të dhe të 8-të në Superligën turke në dy sezonet e fundit, dhe një huazim ka shumë të ngjarë të ishte alternativa më e mirë pasi Icardi aktualisht nuk mund të merr një kontratë siç ka me PSG-në kudo tjetër. Ai aktualisht është i lidhur me kampionin francez deri në verën e vitit 2024.

Back to top button