“Hello” e Adeles arrin 3 miliardë shikime në YouTube

Hiti i Adelës “Hello” ka arritur një tjetër moment historik mbresëlënës. Të mërkurën (24 gusht), YouTube njoftoi se vizuali bardh e zi për këngën e Adelës publikuar në vitin 2015 ka arritur 3 miliardë shikime.
Videoja e këngës me regjisor Xavier Dolanin, ende e mban primatin, duke u bërë kënga më e shpejtë që ka arritur 1 miliard shikime në platformë, transmeton rtv21.tv.
Në kohën kur u lansua, kënga “Hello” u bë debutimi më shpërthyes, duke arritur 50 milionë shikime që në 48 orët e para të publikimit.
Pas publikimit të videos “Hello”, menaxheri i trendëve në YouTube, Kevin Allocca, ka thënë se “kënga është një nga më të shikuarat e të gjitha kohërave”.
Sipas tij, kanali i Adeles në YouTube ka arritur të mbledhë më shumë se 400.000 abonues vetëm brenda një fundjave pas lansimit të këngës “Hello”./21Media

Back to top button