​Gjini për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

 
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy fëmijëve të cilët humbën jetën nga zjarri në fshatin Ujzë të Gjakovës.
Gjini ka thënë se vdekja e tyre lë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë bashkëqytetarëve.
“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident!”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Janë nxjerrur nga shtëpia e djegur trupat e dy fëmijëve që kanë vdekur sot në fashtin Ujzë të Gjakovës.
Komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për rtv21.tv ka konfirmuar se dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçare kanë vdekur, ndërsa një person tjetër, familjar i tyre është lënduar lehtë. Sipas Xhurkajt, trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion./21Media

Back to top button