​Gjobitet një barnatore në Skënderaj pasi rriti çmimet

Jashari ka një kërkesë për bizneset

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Kjo barnatore është gjobitur me 500 euro.

Jashari tha se në asnjë menyrë nuk do të lejojnë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.

Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve, por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh. Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim!“, shkroi i pari i Skënderajt në Facebook./21Media

Back to top button