Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër, në rend dite çmimi dhe faturimi i rrymës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për seancë të jashtëzakonshme.
Në rend dite është vetëm një pikë, çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nis në orën 11:00.
Kuvendi do të mblidhet edhe të enjten dhe të premten, në tri seanca.
Vendimi për këto seanca u mor sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.