​Grealish konfirmohet lojtar i Manchester Cityt

 
Ylli anglez pritet të kompletojë transferimin e tij rekord te kampioni i Premier Ligës angleze.
Sulmuesi i krahut të majtë Jack Grealish e ka nënshkruar kontratën e re deri në qershor 2026, ku do të prezantohet si lojtar i ri i Manchester Cityt nga Aston Villa, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Transferimi, i cili spekulohet të jetë afro 110 milionë euro, do të jetë shumë rekorde në Angli, duke e kaluar Paul Pogba, ku Manchester United i pagoi dëmshpërblim Juventusit rreth 95 milionë euro.
Marrëveshja dhe kontratat mes Manchester Cityt dhe Aston Villas janë nënshkruar dje në mbrëmje, dhe pas bisedimeve mes Guardiolas dhe Grealish, ylli anglez do të jetë lojtari më i ri i Cityt.

Back to top button