​Grupi C, rezultatet e dy ndeshjeve pas pjesës së parë

 
 
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Grupit C, ku edhe do të qartësohet se cilat skuadra do të vazhdojnë tutje në Euro 2020.
Maqedonia e Veriut e cila tashmë i ka humbur të gjitha gjasat është duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Holanda me golin e realizuar nga sulmuesi më i ri i Barcelonës Memfis Depay në minutën e 24’.
Në ndeshjen tjetër, Austria është duke e mposhtur Ukrainën në sfidën direkte ndërmjet tyre për vendin e dytë.
Golin për austriakët e realizoi Baumgartner në minutën e 21’ të ndeshjes.
Pas pjesës së parë, renditja në Grupin C duke si më poshtë:
Holanda 9 pikë
Austria 6
Ukraina 3
Maqedonia e Veriut 0.

Back to top button