18 avokatë të rinj bëhen pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës

 
Oda e Avokatëve të Kosovës sot mbajti ceremoninë e betimit solemn, në të cilën, betimin e dhanë 18 avokatë dhe 37 praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve.
Kryetari i OAK-së, Behar Ejupi, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional, duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë në pajtim me Kodin e Etikës dhe me profesionalizëm.
Ejupi u zotua se do të jetë afër avokatëve duke i përkrahë ata në interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit të OAK-së dhe rolit të saj në përmirësimin e sistemit të avokatisë në Kosovë.
Ndryshe, aktualisht 1 mijë e 141 avokatë dhe 216 praktikantë janë pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës./21Media

Back to top button